Ndërron jetë edhe një i lënduar nga zjarri në Koçan, shkon në 62 numri i viktimave

Ndërron jetë edhe një i lënduar nga zjarri në Koçan, shkon në 62 numri i viktimave

Gazetare: Linda Ebibi

Arrin në 62 numri i viktimave nga tragjedia e Koçanit. Sot humbi jetën 24 vjeçari Stojançe Stefanov i cili po trajtohej në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd. Stefanov gjatë gjithë kohës që po mjekohej atje ka qenë në gjendje kritike dhe ka qenë i vendosur në ventilim mekanik, ndërsa më 4 prill i është nënshtruar një operacioni.

“Bëhet fjalë për pacientë i cili që nga dita e parë, dhe që nga tirazhi e bërë nga ekipet mjekësore është dërguar menjëherë në për mjekim në Akademinë Ushtarake në Beograd. Pacienti ishte i intubuar dhe në gjendje kritike në muajin e kaluar dhe ka pasur 27 për qind djegie dhe lëndime serioze nga thithka e tymit”, tha Jovica Andonovski, zv/ministër i shëndetësisë.

Stefanov më 16 mars fillimisht ishte i hospitalizuar në Klinikën për kujdes intensiv dhe reanimacion, dhe më pas është dërguar në Beograd. Koordinatori i kësaj klinike tha se ka pasur djegie të shkallës së dytë dhe dëmtime në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri.

“Me kontaktet qe i kemi pasur me kolegët në Beograd kemi marrë informacione se që në fillim pacienti k qenë në gjendje kritike i vendosur në ventilim mekanik. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka qenë kur për 22 ditë pacienti ka qenë i vendosur në aparate të oksigjenit. Më tej është përkeqësuar sot në orët e hershme të mëngjesit dhe pacienti i është nënshtrua plagëve të marra diku rreth orës 11 humb jetën”, u shpreh Andrijan Kartallov, kordinator në Karil.

Në gjendje kritike janë edhe dy pacientë të cilët gjithashtu po trajtohen jashtë vendit.

Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar jashtë vendit, ndërsa gjatë ditës do të kthehet një pacient i cili do të hospitalizohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Me këtë numri i pacientëve që do mjekohen në vend do të mbetet 6. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button