Ndërron jetë ushtari 25-vjeçar gjatë stërvitjeve në Krivollak

Ndërron jetë ushtari 25-vjeçar gjatë stërvitjeve në Krivollak

Një ushtar profesionist 25 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë pas përkeqësimit të gjendjes gjatë kursit 24 ditorë në Batalionin për Forca Speciale “Ujqit”. Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar se gjendja e tij është përkeqësuar rreth orës 18:30 minuta, ndërsa me ndihmën e parë ushtarake është dërguar në Negotinë. Nga aty është nisur për Shkup, por me të arritur në hyrje të Klinikës Intensive është konstatuar vdekja e tij. Prokuroria Publike ka nisur procedurën e obduksionit nga ku duhet të mësohen shkaqet e vdekjes. Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjendja shëndetësore e ushtarit kur ka nisur kursin e përzgjedhjes për në njësinë elitare ka qenë e shkëlqyeshme gjatë gjithë periudhës paraprake. /Alsat.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button