Ndërtimi i centralit diellor në Osllomej mbetet vetëm premtim

Centrali i premtuar diellor në termocentralin Osllomej nuk është ndërtuar ende. Në fillim të vitit të kaluar, pushteti jo vetëm që premtoi ndërtimin e centralit më së voni deri në vjeshtën e vitit 2020, por edhe se do të fillojë prodhimin e energjisë elektrike që do të duhet të plotësojë nevojat e 20 mijë familjeve.

“Punimet janë duke u zhvilluar dhe gjatë gjysmës së dytë të këtij viti ky termocentral do të fillojë prodhimin e energjisë elektrike që do të plotësojë nevojat e 20 mijë familjeve. Centrali i ri diellor që po e paralajmërojmë sot do të ndërtohet në vendin e ish minierës së thëngjillit të TEC Osllomej dhe do të furnizojë me energji elektrike 20 mijë familje- kishte deklaruar Oliver Spasovski  më 12.02.2020.

Nga “Elektranat e Maqedonisë” tani thonë se ndërtimi do të përfundojë në prill të këtij viti, ndërsa arsyeja për vonesë ishte kriza me pandeminë që ka imponuar masa kufizuese.

VIZART EMV

“Përkundër asaj që është përmendur më sipër, 70% e pajisjes ka mbërritur në lokalitet, ndërsa është duke u finalizuar dokumentacioni për pjesën e mbetur. Ndërtimi i centralit është parashikuar të përfundojë në prill të vitit 2021, por plani dinamik përshtatet në mënyrë konstante në raport me kushtet e pandemisë”.

Pushteti, premtonte edhe ndërtimin e centralit të dytë diellor në të njëjtin vend. Por për këtë ende nuk është përgatitur studim fizibiliti në mënyrë që të mund të shpallet thirrja publike. Ndërtimi i dy centraleve diellore është një partneritet publiko-privat dhe vlerësohet të kushtojë 80 milionë euro. Marrëveshja është lidhur për një periudhë 35 vjeçare – periudhë kjo në të cilën partneri privat do të duhet t’i paguajë Elektranave të Maqedonisë së Veriut 10 për qind të energjisë së shitur elektrike dhe të marrë mbi 100 punëtorë nga termocentrali Osllomej.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button