Ndërtimi i paligjshëm tek “Mavrovasja”, në seancën e parë të Qeverisë


Vendimi i parë i Qeverisë së re të kryeministrit Zaev është rrënimi i objektit pa leje para qendrës Tregtare “Mavrovasja”. Objektin duhet ta prishë Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Magjistraleve dhe Rrugëve Rajonale “Rrugët e Maqedonisë”. Kjo ndërmarrje dhe komuna e Çairit së pari do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për prishjen e objektit, dhe pastaj pa paguar komuna e Çairit, ata do të duhet ta prishin ndërtesën me mekanizmin e tyre. Objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbiu në vendin e ish-kafenesë Fontana, e cila u dogj në muajin maj në mes të orës policore.

Besoj se aktivitetet do të fillojnë shumë shpejt në terren për t’u marrë me këtë veprim të paligjshëm që po na ndodh para syve të të gjithë publikut – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ministria e Brendshme ngriti padi penale kundër një personi për ndërtim të paligjshëm.

SPB Shkup – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik deri te prokuroria publike ngriti padi penale kundër M.A (34) për shkak të ekzistimit të dyshimit se personi i denoncuar është autor i veprës penale ndërtim të paligjshëm – thonë nga MPB-ja.

Komuna e Çairit gjatë gjithë verës premtonte rrënimin e ndërtesës pa leje, por nuk e ka bërë atë. Gjegjësisht, komuna shpalli tender për prishje, në të cilën askush nuk u përgjigj. Në ndërkohë, aktivitetet e ndërtimit në terren u ndalën ndërsa pronari nuk e rrënoi objektin, megjithëse komuna e Çairit e kërkoi të njëjtën.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button