Ndeshja kthyese e gjysmëfinales, Milano epiqendra e nxitjeve

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë apo kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit. “Nerazzurrët” janë nikoqir të rivalëve “Rossoner” në ndeshjen e sotme e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”.

Ekipi i Simone Inzagit vjen në këtë ndeshje me një seri brilante me shtatë fitore radhazi, ku njëra nga to pikërisht në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Milanit.

Kështu, “Nerazzurrët” kanë luksin të një barazimi apo humbje me një gol diferencë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit është në një formë aspak të mirë me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku dy takimet e fundit ishin humbje. Megjithatë, “Rossonerët” duan ta bëjnë befasinë duke shkrirë epërsinë për të arritur një vend në finalen e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button