Ndeshjet vendimtare të raundit të pestë, caktohen udhëtarët e fazës eliminatore

Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës tashmë radha është për emocionet e garës së dytë elitare të klubeve në Evropë.

Liga e Evropës zhvillon sot të gjitha ndeshjet e pesta të grupeve, ku shumë skuadra mund ta mësojnë fatin e tyre – nëse kalojnë tutje apo eliminohen.

Man. Junajted pret fitore ndaj Sheriff Tiraspol për të siguruar kalimin tutje, ndërsa Roma vetëm me fitore ndaj HJK Helsink, mbetet në garë për të siguruar një vend. Arsenali luan për prestigj ndaj PSV Aindhoven pasi e ka siguruar kualifikimin, ndërsa ndeshjet e Grupit F mes Lacio dhe Mitilandit dhe Shturm Graci e Fejnordit pritet të jenë shumë interesante pasi të gjitha skuadrat kanë nga pesë pikë.

Monako do të kërkoj vetëm fitore në udhëtim te Ferencvaroshit për të mbetur në garë për kualifikimin, ndërsa Union Berlini dhe Braga luajnë ndeshjen direkte për një vend në raundin tjetër.

Edhe disa ndeshje tjera do të jenë shumë interesante, pasi janë vendimtare për fatin e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button