Ndihmat në Gazë mund të ndalen brenda pak ditësh, paralajmëron UNICEF

Ndihmat në Gazë mund të ndalen brenda pak ditësh, paralajmëron UNICEF

Zvogëlimi i stoqeve të ushqimit dhe derivateve mund të detyrojë operacionet e ndihmës të ndalojnë misionin e tyre brenda disa ditësh në Gazë.

Kjo pasi kalimet jetike në enklavën palestineze mbeten të mbyllura, duke detyruar kështu spitalet të mbyllen dhe të dërgojnë në ushqyerje jo të mirë, kanë paralajmëruar agjencitë e ndihmës së OKB-së.

Edhe punonjësit humanitarë e kanë dhënë alarmin për zvogëlim të ndihmave pasi Izraeli ka mbyllur vendkalimet në Rafah dhe Kerem Shalom si pjesë e operacionit të tij në Rafah, ku strehohet një numër i madh i civilëve që kanë ikur nga bombardimet në pjesë të tjera të Gazës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Për pesë ditë, asnjë derivat dhe praktikisht asnjë ndihmë humanitare nuk ka hyrë në Rripin e Gazës”, tha koordinatori i lartë i UNICEF-it për emergjenca në Gazë, Hamish Young.

“Kjo është çështje e madhe për popullatën dhe aktorët humanitar, por brenda pak ditësh, nëse nuk ndërmerret diçka, mungesa e derivateve mund të ndalojë operacionet humanitare”, shtoi Young.

Ndryshe, së fundmi tanket izraelite kanë bllokuar rrugën kryesore që ndan lindjen dhe perëndimin e Rafahut, duke rrethuar efektivisht të gjithë lindjen e Gazës.

Sipas banorëve, gjatë gjithë kohës në atë pjesë ka luftime intensive midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit dhe ISIS-it

LEXO EDHE:

Back to top button