Ndikimi i temperaturave të larta te dhimbjet kronike

Ndikimi i temperaturave të larta te dhimbjet kronike

Temperatura e ambientit ka një ndikim të fortë te shumë prej dhimbjeve të cilat manifestohen në organizëm. Shumë prej grave ankohen për shembull kur prishet moti, sepse dhimbjet e reumatizmit u bëhen më të forta.

Ka raste që vapa dhe temperaturat e larta kanë një ndikim përkeqësues, madje më të keq se i ftohtit, te dhimbjet.

Çështje vape apo disponimi?

Ka ekspertë që besojnë se moti i nxehtë dhe i ftohtë ka një ndikim të fortë te disponimi. Nëse ky i fundit prishet, perceptimi i dhimbjes mund të tjetërsohet.

Ka njerëz që vuajnë nga ankthi dhe depresioni të cilët e përshkruajnë veten si të ndjeshëm ndaj motit dhe vuajnë më shumë nga dhimbjet se të tjerët.

Migrena dhe vapa

Sipas ekspertëve, ndryshimet te temperatura mund të nxisin jo vetëm migrenën, por edhe dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit.

Për më tepër, vapa mund të shkaktojë dehidratim gjë që në vetvete është faktor nxitës për dhimbjet e kokës apo migrenën.

Temperaturat e nxehta dhe artriti

Siç e thamë edhe më lart, njerëzit që vuajnë nga osteoartriti, artriti apo reumatizmi e lidhin direkt dhimbjen e tyre me ndryshimin e motit.

Shumica gjejnë një lidhje me motit të ftohtë dhe dhimbjes, por ka të tjerë që thonë se dhimbjet e kyçeve bëhen më të këqija në ditët e nxehta të verës.

Ekspertët sugjerojnë se kur bëhet fjalë për motin dhe dhimbjet e kyçeve, ndryshimet në temperaturë dhe lagështi ndikojnë tek indet, tendinët dhe ligamentet.

Kontraktimi dhe zgjerimi i tyre mund të shkaktojë më shumë dhimbje, thonë ekspertët.

Si të përballeni me vapën

Nëse dëshironi që të parandaloni dhimbjet si pasojë e vapës, në vijim janë disa këshilla për mirëqenien tuaj. E para është që të hidratoheni sa më shumë duke pirë ujë dhe duke kufizuar alkoolin dhe kafeinën.

Duhet të qëndroni sa më shumë në hije dhe në ambient me ajër të kondicionuar. Sa i përket veshjes, zgjidhni rroba pambuku dhe jashtë mbani kapele dhe syze.

Në çantën tuaj nuk duhet të mungojë kurrë një shishe me ujë apo një freskuese. Sa herë që të mundeni lagini nyjat me ujë të ftohtë për një freski të menjëhershme të organizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button