Ndotja e ajrit, në nivel shqetësues

Qytetarët edhe sot po thithin ajër të ndotur. Nivel shqetësues i ndotjes së ajrit është regjistruar në Shkup, Kumanovë e Tetovë duke kaluar kufijtë e normales. Nga ana paralajmërohet rritja e gjobave për 20 herë më shumë nga se tani për të gjithë ndotësit e ambientit. Për këtë Qeveria ka vendosur në seancën e 19-të, ku ka propozuar ndryshime të Ligjit për shkelje. Nga Qeveria shtojnë se ashpërsojnë politikat ndëshkuese për ndotësit e ajrit dhe mjedisit jetësor. Ndërsa nga Ministria e Ekologjisë, si gjithmonë thonë se ndotës më të mëdhenj të ajrit mbesin ngrohja e shtëpive,  transporti, industria, ndërtimtaria dhe mbeturinat.

Nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, drejtoresha Ana Petrova, thonë se gjatë inspektimeve të fundit kanë konstatuar parregullsitë mëdha, sidomos në lejet e dhëna për punën dhe në akreditimet e laboratorëve.

Për shkak se “Paper mil” vazhdimisht tymos, ndërsa në leje shkruan të mos ketë tym të dukshëm ata nuk duhet të punojnë. Çka bëmë ne, e obliguam që të angazhojnë laboratori të akredituar që do ti masë parametrat e lejes. Në terren po ashtu konstatuam se laboratori që deri më tani i ka bërë matjet, nuk ka pasur akreditim për metodën për matje”-tha Ana Petrova, ISHMJ.

Sipas saj pas konsultimeve juridike, në rast të dyshimit për vepër të kryer do të ngritet procedurë. Petrova tha se nga 1 janari deri më 31 tetor, kanë realizuar gjithsej 1.331 mbikëqyrje, prej të cilave 1.056 të planifikuara, ndërsa 170 të jashtëzakonshme dhe 105 kontrolle të mbikëqyrjeve inspektuese. Por gjatë këtyre inspektimeve janë përgatitur vetëm 120 vendime me të cilat urdhërohet përmirësimi i mungesave të konstatuara për një kohë të caktuar ligjore. Ndërsa janë ngritur vetëm 11 procedura për shkelje, pornuk ka asnjë procedurë penale. Vetëm gjatë nëntorit janë planifikuar 147 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa gjatë sezonit të ngrohjes këto inspektime do të jenë intensive.

 

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button