Ndotja e ajrit në nivel të lartë, LSDM akuza pushtetit
Ndotja e ajrit në nivel të lartë, LSDM akuza pushtetit
Gazetare: Linda Ebibi
Shkupi vazhdon të thithë ajër të ndotur. Sot kryeqyteti u zë vendin e 5 në Evropë për ajrin më të ndotur, ndërsa në nivel botëror është në mesin e 20 vendeve të para. LSDM-ja opozitare ka vazhduar akuzuat ndaj pushtetit, për siç thotë mos ndërmarrjen e asnjë mase kundër ndotjes. Ata thonë se, në opozitë Hristijan Mickoski premtoi 1 miliard euro investime për uljen e ndotjes deri në 50%, dhe tani në karrigen e kryeministrit nuk bën asgjë për mbrojtjen e mjedisit.
“VMRO-DPMNE-ja kur e kërkonte besimin e qytetarëve premtonte luftë aktive kundër ndotjes së ajrit… Ku është tani miliardi të cilin e paralajmëronte Mickoski për luftë kundër ndotjes? Ku janë masat për uljen e ndotjes së ajrit për 50 për qind? Ky është edhe një dëshpërim, edhe një premtim i parealizuar i Mickoskit. Qytetarët e shohin se pushteti dhe kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk ndërmarrin asgjë për ajrin e ndotur”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.
Kryeministri Hrisitjan Micskoi shpëtimin nga ndotja e ajrit e sheh në mënyrën e ngrohjes, nëpërmjet gazifikimit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
“Ne planifikojmë të bëjmë disa.” Dhe në këtë mënyrë vlerësojmë se ndotja do të ulet me të paktën 60 për qind dhe po fillojmë ta zhvillojmë. Nuk do të jetë shpejt, ndoshta tre apo katër vjet nga tani, sepse asgjë nuk është bërë deri më tani. Por kjo është një nga mënyrat për të reaguar menjëherë dhe për të bërë diçka për të përmirësuar cilësinë e ajrit”, deklaroi Hristijan Micksoki, kryeministër.
Për disa ditë me radhë kryeqyteti zë vendet e para në rang listat evropian dhe botërore për ndotjen më të madhe të ajrit. /Alsat.mk