Ndotja në Shkup, digjen deponitë e egra

Është djegur një deponi e egër në komunën Karposh të Shkupit. Zjarri ka shkrumbuar mobile të vjetra, goma, shishe plastike, mbeturina ndërtimore, të cilat ishin të hedhura vetëm disa metra larg sallës “Boris Trajkovski”. Për shkak të djegies së deponisë së egër, gjysma e Karposhit ishte nën tym këtë mëngjes. Nga Komuna e Karposhit pohojnë se e kanë pastruar deponinë dhjetë herë.

Komuna e Karposhit:

“Me siguri bëhet fjalë për hedhje individuale dhe djegie të mbeturinave, që duhet të vërtetohet nga shërbimet kompetente”

Ndërsa vendi nuk pastrohet nga deponitë ilegale, na pret një sezon i ri i ajrit të ndotur, nivele të larta të grimcave PM10. Disa organizata të shoqërisë civile njoftuan sot se do të paraqesin një sërë propozimesh në Qytetin e Shkupit për menaxhimin e ndotjes së ajrit siç janë vendosja e matësve për ndotje, të cilët do të jenë në kompetencat e qytetit, vendosja e fotovoltaikëve për prodhim të energjisë diellore, propozime për përdorim më të madh të biçikletave si mjete transportuese.

Nuk kemi ndonjë studim gjithëpërfshirës deri më tani në të cilin ky hulumtim është kryer dhe ku është thënë objektivisht se ai është burimi i ndotjes, sepse ne e dimë se si funksionon klientelizmi në Maqedoni”-tha Dragana Vellkovska- këshilltare në Qytetin e Shkupit nga “E Majta”.

Sipas Qytetit të Shkupi ndotja e ajrit është problem serioz dhe kapërcimi i saj është problem që nuk zgjidhet në afat të shkurtër kohore.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button