Ndrron jetë Kiril Dojçinovski, një nga futbollistët e mirënjohur nga Maqedonia

Kiril Dojçinovski ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Dojçinovski konsiderohet si një nga emrat më të mëdhenj të futbollit në Maqedonia, pasi që është i parë Kampionatin e botës, në vitin 1974 në Gjermaninë Perëndimore.

Dojçinovski , si pjesë e skuadrës serbe Crvena Zvezdës, ishte pjesë e kombëtares së Jugosllavisë. Fillimit futbollistike i regjistroi te Vardari, para se të kalojë te Crvena Zvezda, si dhe për Trojen në Francë dhe Parisin.

Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, ai u angazhua si trajner dhe u ul në pankinën e kombëtares së Salvadorit, ndërsa drejtoi edhe disa klube, si: Vardarin, Pelisteri, Makedonija Gjorçe Petrovin, Bregallnicën Shtip dhe Bregallnicën e Dellçevës. Ai u tërhoq nga futbolli, në pankinën e Vardarit, në vitin 2008.

LEXO EDHE:

Back to top button