Lija e majmunëve/ MSH jep detaje për pacientin e dyshuar nga Kërçova

Lija e majmunëve/ MSH jep detaje për pacientin e dyshuar nga Kërçova

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të shtruar të dyshuar për linë e majmunëve.

“Sa i përket pacientit të përmendur në media, sipas informacioneve nga spitali i Kërçovës, bëhet fjalë për një pacient të dyshuar i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rezultate të mira laboratorike, i cili është rekomanduar për analiza shtesë”.

“Deri në këtë moment nuk është dorëzuar asnjë material testues në Institutin e Shëndetit Publik dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button