Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale në seancë të Kuvendit
Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale në seancë të Kuvendit
Kuvendi sot duhet të fillojë seancën e 14-të, në të cilën në rendin e ditës të propozuar janë 31 pika, ndër të cilat Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, në procedurë të shkurtuar, ku ndër të tjera parashikohet ushtruesi i detyrës së kryetarit në komunat ku kryetarëve të zgjedhur u ka pushuar mandati të mund ta ushtrojë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.
Për miratimin e këtij ligji kërkohet një shumicë prej dy të tretash. Sipas informacioneve nga Kuvendi, deputetët e BDI-së do ta mbështesin ligjin, ndërsa grupi parlamentar i LSDM-së deri në orët e vona të ditës së djeshme ende nuk kishte një qëndrim se si do të votojë në seancën rreth këtij ligji.