Ndryshimi i fundit i Google Maps po irriton përdoruesit!

Ndryshimi i fundit i Google Maps po irriton përdoruesit!

Shumica e përdoruesve të Google Maps janë kundër ndryshimeve që janë vënë në zbatim dhe duan të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Google Maps ka prezantuar paletën e re të ngjyrave dhe përdoruesit janë mjaft të mërzitur nga ky ndryshim. Edhe pse këto nuk janë ndryshime drastike, ngjyrat e reja të Google Maps i befasuan përdoruesit dhe i bënë ata të ndiheshin jo rehat.

Ka gjithnjë e më shumë postime në Reddit dhe platformën X kundër zgjedhjeve të reja të ngjyrave të Google. Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri. Ngjyra e kaltër që shënonte zonat me ujë tani është dukshëm më e zbehtë, ndërsa zonat e pyllëzuara janë një e gjelbër më e errët se më parë.

Treguesi i rrugës tani është shumë më i ndritshëm. Përdoruesit konsiderojnë se rrugët tani janë më të vështira për t’u parë në Google Maps, nëse nuk zmadhohen mjaftueshëm. Një nga ankesat më të mëdha është se ngjyrat e reja e bëjnë të vështirë shikimin e detajeve në hartë. Nuk dihet pse Google vendosi të ndryshojë ngjyrat për Maps, por ndoshta komentet e përdoruesve të pakënaqur do ta detyrojnë kompaninë të kthehet në ngjyrat e mëparshme.

LEXO EDHE:

Back to top button