Me Windows 11, Microsoft planifikon të ndryshojë mënyrën se si funksionon një veçori që ekziston prej dekadash.
Megjithatë, me ardhjen e sistemit operativ Windows 95, funksionaliteti ndryshoi dhe ky u bë një mjet i pamjes së ekranit për regjistrimin e të gjithë ekranit në Clipboard, dhe imazhi më pas mund të “ngjitet” në një aplikacion për ta modifikuar ose ruajtur.
Kemi ardhur në vitin 2023, epoka e Windows 10 dhe 11, dhe funksionaliteti i Print Screen mbetet i njëjtë. I pandryshuar për dekada, deri tani.
Windows Latest, duke iu referuar versionit të Windows 11 të disponueshëm në kanalin beta, vëren se Microsoft po ndryshon sjelljen e parazgjedhur të butonit Print Screen për ta integruar atë në Windows Snipping Tool.
Për ata që mund të mos jenë të kënaqur me ndryshimin, do të ketë një opsion për ta çaktivizuar këtë dhe për ta kthyer butonin Print Screen në funksionin e tij origjinal “marrja e një fotografie nga ekrani”.
Mjeti Snipping është një nga veçoritë më të mira të Windows 11, pasi ju lejon të zgjidhni atë që dëshironi të kapni, qoftë një dritare e tërë apo një pjesë e vogël e ekranit tuaj aktual përmes një ndërfaqe të thjeshtë.
Do të thotë gjithashtu se do të merrni një njoftim vizual, sepse edhe pse butoni Print Screen po regjistron ekranin tuaj, aktualisht nuk ka asnjë tregues ose reagim që t’ju njoftojë se po e bën këtë.
Kjo e bën më të lehtë përditësimin për përdoruesit e një veçorie që ka qenë pjesë e Windows që nga Windows 95.
Microsoft is changing the Print Screen key to open its Snipping Tool on Windows 11 https://t.co/cOfzVF3qSy pic.twitter.com/2xbbmtx7yp
— The Verge (@verge) April 12, 2023








