Në Acibadem Sistina u realizua me sukses adhezioliza e parë epidurale te një pacient me dhimbje kronike

Procedura e parë e adheziolizës epidurale (epidurolizës) u krye në Spitalin Klinik “Axhıbadem Sistina”, te një pacient me dhimbje afatgjata të shpinës së poshtme, që është përhapur edhe në këmbë. Ndërhyrja u krye nga Doc. Dr. Darko Sazdov, specialist në anesteziologji dhe kujdes intensiv.

Adhezioliza epidurale është një procedurë moderne, minimalisht invazive, e përdorur për të trajtuar dhimbjet kronike të shtyllës kurrizore, veçanërisht kur terapitë e tjera nuk japin rezultate të mjaftueshme. Ndihmon pacientët që përballen me dhimbje afatgjata të shpinës së poshtme, dhimbje që përhapet përgjatë nervave në këmbë, shenja dhe ngjitje rreth nervave në shtyllën kurrizore, dhimbje që vazhdon edhe pas operacionit në shtyllën kurrizore.

Gjatë intervenimit, mjeku përdor një gjilpërë të veçantë dhe një kateter të hollë për të hyrë në hapësirën epidurale në pjesën e poshtme të kurrizit. Kjo teknikë liron rritjet rreth nervave dhe injekton ilaçet direkt në zonën ku shfaqet dhimbja, me qëllim që të zvogëlohet inflamacioni dhe presioni mbi nervat. Procedura ka kaluar pa probleme dhe kateteri është vendosur me sukses në nivelin e kërkuar të shtyllës kurrizore.

Pas intervenimit, pritet zvogëlimi i dhimbjes, përmirësimi i lëvizjes, më pak nevojë për ilaçe kundër dhimbjeve, dhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Efekti i trajtimit do të monitorohet përmes ekzaminimeve pasuese.

Me aplikimin e kësaj procedure, Axhibadem Sistina e zgjeron gamën e metodave moderne për trajtimin e dhimbjeve kronike të shtyllës kurrizore, duke u ofruar pacientëve qasje në terapi të avancuara dhe minimalisht invazive.

LEXO EDHE:

Back to top button