Në Amazonë është gjetur një qytet i madh antik i fshehur për mijëra vjet nga bimësia
Në Amazonë është gjetur një qytet i madh antik i fshehur për mijëra vjet nga bimësia
Në Amazonë është gjetur një qytet i madh antik i fshehur për mijëra vjet nga bimësia dhe ky zbulim sipas arkeologëve ndryshon atë që dimë për historinë e njerëzve që jetojnë në Amazonë. Shtëpitë dhe sheshet në zonën Upano, në Ekuadorin lindor janë të lidhura nga një rrjet mahnitës rrugësh dhe kanalesh si dhe zona shtrihet nën hijen e një vullkani që krijoi toka të pasura lokale, por kjo gjithashtu mund të ketë çuar në shkatërrimin e shoqërisë. Drejtori i hetimit në Qendrën Kërkimore Shkencore në Francë thotë se “ky qytet është më i vjetër se çdo vend tjetër në Amazonë. Sipas arkeologëve mendohet se qyteti është ndërtuar rreth 2500 vjet më parë dhe njerëzit kanë jetuar atje deri në 1000 vjet. Shkencëtarët identifikuan gjithashtu rrugë me kanale, të cilat besohet se ndihmuan banorët e vendit në menaxhimin e ujit të bollshëm në rajon.