Në “Axhibadem Sistina” u krye me sukses biopsia e parë e trurit duke përdorur sistemin e neuronavigimit
Ekipi neurokirurgjik i Spitalit Klinik “Axhıbadem Sistina” kreu biopsinë e parë të trurit “frameless” duke përdorur sistemin më të fundit të neuronavigimit Vertek. Është një nga qasjet më precize të biopsisë, e cila kryhet përmes një hapjeje minimale dhe pa vendosjen e një kornize klasike metalike të fiksuar në kokë.
“Biopsia moderne e trurit pa kornizë ofron saktësi të lartë falë përdorimit të sistemit të neuronavigimit, i cili na lejon të arrijmë me saktësi lezionin edhe kur ai ndodhet thellë në tru, ose pranë strukturave kritike të trurit. Përmes një hapjeje minimale në kokë, instrumenti drejtohet me kujdes drejt lezionit, duke shmangur strukturat jetësore dhe enët e gjakut, dhe e gjithë procedura zgjat më pak kohë mesatarisht krahasuar me metodat klasike të biopsisë”, thotë Doc. Dr. Milenko Kostov, neurokirurg.
Kjo lloj biopsie lejon diagnozë në kohë dhe të saktë, e cila është një hap kyç në planifikimin e trajtimit të mëtejshëm. Falë saktësisë së lartë, rreziku i ndërlikimeve zvogëlohet ndjeshëm, duke e bërë procedurën më efikase dhe më të sigurt se metodat klasike. Përveç kësaj, pacientët kthehen në aktivitetet e përditshme më shpejt, pasi invaziviteti minimal lejon një qëndrim më të shkurtër në spital dhe shërim më të shpejtë.








