Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale u ulën të akuzuarit për keqpërdorimin e fondeve nga programi IPARD
Gazetar: Petar Çaushevski
“Filloi seanca gjyqësore për keqpërdorimin e fondeve nga programi IPARD. Në këtë rast janë të akuzuar 9 persona dhe një kompani”.
Ish-drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë, Ilija Stoillov dhe ish-deputeti dhe ministër në qeverinë e Lubço Georgievskit, Xhevdet Nasufi si administrator i firmës, së bashku me shtatë persona të tjerë, janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale për keqpërdorimin e fondeve nga programi IPARD. Ata akuzohen për veprat penale dhënie ryshfeti, dhënie shpërblimi për ndikim të paligjshëm, marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Një zyrtarit drejtues në Agjenci i ishte premtuar dhuratë në vlerë prej 50.000 euro, ndërsa tre personave të tjerë u ishin dhënë nga 5.000 euro për të shfrytëzuar ndikimin e tyre real dhe pozitën zyrtare, duke ushtruar presion për marrjen e vendimit që nuk duhej të merrej”thanë nga Prokuroria.
- Një zyrtarit i ishte premtuar dhuratë prej 50.000 euro
- Tre personave të tjerë u ishin dhënë nga 5.000 euro
Sipas aktakuzës, Nasufi si administrator i firmës kishte aplikuar për fonde nga programi IPARD, edhe pse firma nuk i plotësonte kushtet. Ai i kishte premtuar ryshfet Stoillovit prej 50.000 euro, ndërsa tre personave të tjerë u ishin dhënë nga 5.000 euro për të ushtruar presion dhe për të ndikuar që kompania të përfitonte para. Stoillov u arrestua kur mori ryshfet prej 400 euro. Hetimi konstatoi gjithashtu se katër zyrtarë shtetërorë nga Agjencia kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me ç’rast mbështetja financiare për firmën ishte miratuar. /Alsat.mk








