Në BeH arrestohet Fikret Abdiç, i dënuar për krime lufte

Zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) të Bosnjë e Hercegovinës arrestuan mbrëmë, Fikret Abdiç në Velika Kladusha, kryetari aktual i kësaj komune dhe i dënuari i Hagës për krime lufte.

Abdiç u arrestua në bazë të një urdhër arresti të kuq të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Ministrisë kroate të Drejtësisë ndërsa ai akuzohet për arritjen e marrëveshjeve fiktive të huave dhe marrëveshjeve mbi transferimin e të drejtave të pronësisë.

Videoja e burgosjes së Abdiçit u publikua në rrjetet sociale nga Partia e Punës e BeH-së.

Fikret Abdiç është një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për krimet në rajonin Krajina gjatë agresionit në BeH, kur ai bashkëpunoi ushtarakisht dhe politikisht me forcat agresore.

Në korrik 2002, Dhoma Gjyqësore e Gjykatës së Qarkut Karlovac e dënoi atë me 20 vjet burg për krime lufte, i cili është dënimi më i rëndë i mundshëm me burg në Kroaci. Në vitin 2005, Gjykata e Lartë Kroate e ndryshoi dënimin në 15 vjet burg. Ai u lirua pasi kreu dy të tretat e dënimit.

LEXO EDHE:

Back to top button