Në pikën kufitare të Bogorodicës, oficerët doganorë sekuestruan stoli ari me vlerë 1.1 milion denarë, pasi zbuluan dy shtetas të Kosovës që po përpiqeshin ta kontrabandonin atë, njoftojnë nga Dogana e Maqedonisë.
Dogana e Maqedonisë bëri të ditur se stolit prej ari, edhe atë katër zinxhirë me peshë totale prej 190.6 gramë, të dyshuarit i kanë blerë në Turqi, dhe më pas, me qëllim kontrabandimin e tyre, i vendosën ato dhe i mbuluan me rrobat e tyre.
“Ky është sekuestrimi i 11-të i arit këtë vit nga Drejtoria e Doganave, me një total prej dy kilogramë stoli ari të sekuestruara deri më tani. Katër nga rastet u zbuluan në Bogorodicë, pesë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe nga një rast në Tabanovcë dhe Bllacë. Në nëntë raste, dhjetë persona u ndoqën penalisht nga Departamenti i Hetimeve për kryerjen e veprës penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal”, njoftuan Dogana e Maqedonisë.








