Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev

Kryeministri Zaev tha se Bullgaria nuk po ua konteston maqedonasve të drejtën e vetë-përcaktimit dhe se është optimist se kontesti do të zgjidhet duke sqaruar me mençuri historinë e përbashkët. Në intervistë për BGNES, gjatë së cilës Zaev herë pas here përdorte edhe fjalë bullgare, tha se në dy vendet ka rajone që flasin gjuhë të njëjtë.

- Advertisements -

E shihni flas në gjuhën maqedonase, më kuptoni në Bullgari. Kur ju flisni bullgarisht, ne ju kuptojmë. Për më tepër, jam nga Strumica, ne, banorët e Strumicës dhe Petriçit kemi dialekt të njëjtë, të njëjtën gjuhë e flasim?”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Ai madje tha se është koha të flitet për faktet historike, në frymën e miqësisë së mirë, të cilën sipas Zaevit, vendi e ka më parësore sesa integrimin në BE.

Kemi ndërruar dhjetëra tabela në shtet ku shkruante “Okupatori fashist bullgarë”. Nuk është kështu. Bullgaria nuk është fazhizëm. Bullgaria është miku ynë. (Pse kur flisni me Merkelin thoni se ishte fashiste?) Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë ka pasur administratë në fillim, pastaj Bullgaria është tërhequr mbrapa bashkë me anti-fashizmin, ka luftuar për lirinë, për demokracinë dhe absolutisht është pjesë e frontit anti-fashist”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Qëndrimin e Presidentit, Pendarovski rreth kontestit Zaev para gazetrarit bullgar, e arsyetoi si pakujdesi, ndërsa atë të opozitës si labilitet. Ndërkohë, Ministri, Osmani nuk dha detaje për dokumentet që Shkupi e Sofja kanë shkëmbyer.

-Sa i takon pretendimeve territoriale, çështjeve të pakicave, punës së komisionit të historisë, librave shkollorë, gjuhës së urrejtjes, këmbimit ekonomik. Këto po tentojmë t’i formulojmë në ide të pranueshme të cilat po këmbehen mes dyja palëve, për të krijuar këtë mirëbesim, tha Osmani

I keni dërguar ju dokument ose ofertë Sofjes?

-Kemi këmbyer ide edhe në formë të shkruar, të dyja vendet.

I jeni përgjigjur ofertës bullgare ose ju keni bërë një ofertë?

-Të dyja vendet kanë dërguar ide në formë të shkruar.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button