Gjykata Penale “ngrin” pasurinë e pronarit të bankës Eurostandard Trifun Kostovski

Gjykata Penale ngriu pasurinë e biznesmenit Trifun Kostovski, pronar i Bankës së falimentuar Eurostandard. Bllokada vjen me kërkesë të Prokurorisë për Krim të organizuar dhe korrupsion. Janë ngrirë letra me vlerë, llogari dhe pasuri të patundshme që janë në emrin e tij dhe anëtarëve të familjes së tij më të ngushtë. Është hapur procedurë parahetimore për katër persona, ndërsa  prokuroria nuk ndan detaje sepse kjo pjesë e procedurës është e fshehtë. Me bllokimin e mjeteve personale, jam privuar nga e drejta për të provuar të vërtetën në lidhje me Eurostandard Bank – shkruan Trifun Kostovski në një kolumnë për portalin Libertas.

“Tani ata kanë më bllokuan pronën time, sepse kjo është mundësia që unë ta zhvilloj betejën time të mëtejshme për të vërtetën. Të sqaroj se çfarë do të thotë kjo: Unë kam pronë, nuk guxoj ta tjetërsoj, ndërsa dua ta tjetërsoj sepse më duhen mjete financiare për ta zhvilluar këtë luftë. Çfarë ka mbetur tjetër për të më marrë? Jeta ime? Ua ofroj në pjatë’ deklaroi Trifun Kostovski, biznesmen.

Kostovski tregon se prona për të cilën ka punuar për 35 vitet e fundit është bllokuar. Ndryshe, banka Eurostandard në gusht humbi licencën e punës. Kishte mbi 100 mijë klientë me llogari. Kursimet që ata mbanin në bankë u janë kthyer pjesërisht 780 qytetarëve. Gjithsej, mbi 70 milion euro janë kthyer deri më tani përmes Fondit të sigurimit të depozitave për kursimtarët që kanë pasur kursime deri në 30 mijë euro. Ata me kursime mbi 30 mijë euro kërkojnë nga Qeveria që t’i kompensojë plotësisht dhe t’i kthejë paratë kurse shteti të presë të marrë dëmshpërblim përmes procedurës së falimentimit, të zhvilluar në gjykatën civile. Banka Popullore i mori licencën e punës Eurostandardit pasi nuk i plotësonte kërkesat minimale për të vepruar si bankë. Biznesmeni Trifun Kostovski ka akuzuar vazhdimisht BPRM se është “xhelati” i bankës Eurostandard, edhe pse kryesia e dinte se kishte blerës të interesuar për bankën.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button