Në çfarë moshe dikush konsiderohet i moshuar? Ja çfarë gjetën studiuesit

Në çfarë moshe dikush konsiderohet i moshuar? Ja çfarë gjetën studiuesit

Në çfarë moshe dikush konsiderohet i moshuar? Kjo është një pyetje që shumë ia bëjnë vetes dhe një ekip shkencëtarësh gjermanë u përpoqën të gjenin përgjigjen.

Ata studiuan të dhënat e 14.056 personave të moshës 40 deri në 85 vjeç, të cilët plotësonin vazhdimisht pyetësorët në një periudhë prej 25 vitesh dhe zbuluan se perceptimi i moshës ndryshon me moshën, shkruan “The Guardian”.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se koncepti dhe perceptimi i ‘pleqërisë’ ka ndryshuar gjatë historisë dhe se njerëzit kanë qëndrime të ndryshme për pleqërinë në varësi të moshës së tyre, shoqërisë në të cilën kanë lindur dhe shëndetit të tyre,” tha Dr. Markus Wettstein, bashkautor i studimit dhe studiues në Universitetin Humboldt në Berlin.

Wetschein dhe kolegët e tij kryen një studim që përdori të dhëna për njerëzit e lindur midis 1911 dhe 1974, kur ata ishin midis moshës 40 dhe 100 vjeç.

“Njerëzit e lindur në vitin 1931 mendonin se pleqëria fillonte në 74 vjeç kur ishin 65. “Ata të lindur në vitin 1944 në moshën 65-vjeçare mendonin se pleqëria filloi në moshën 75-vjeçare”, shpjegoi Wettstein.

Megjithatë, ky perceptim duket se është stabilizuar, sepse edhe pse njerëzit e lindur në 1935 mendonin se pleqëria fillon më vonë se ata të lindur midis 1911 dhe 1934, nuk ka ndonjë ndryshim domethënës midis atyre të lindur midis 1936 dhe 1951 dhe midis 1952 dhe 1974. Gjithashtu, ndërsa njerëzit plaken, ata e shtyjnë kufirin e moshës lart.

“Kjo ka të bëjë me faktin se shumë njerëz nuk duan të jenë të moshuar, ndaj vonojnë “pleqërinë”. Ajo gjithashtu mund të lidhet me stereotipe të lidhura me moshën”, shtoi Wettstein.

Sipas studimit , njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar besojnë se pleqëria fillon më vonë sesa besonin bashkëmoshatarët e tyre një ose dy dekada më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button