Në dërgesën e parë, Ukraina do të marrë deri në 140 tanke

Në dërgesën e parë, Ukraina do të marrë deri në 140 tanke

Ukraina do të marrë midis 120 dhe 140 tanke në ‘valën e parë’ të dërgesave nga një koalicion prej 12 vendeve, tha sot ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Ukraina mori premtime konkrete prej disa vendeve perëndimore rreth furnizimit me tanke të rënda.

“Koalicioni i tankeve tani ka 12 anëtarë”, tha Kuleba, raporton skynews.

“Mund të vërejë se në valën e parë të kontributeve, forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin nga 120 deri në 140 tanke të modelit perëndimor”, shtoi ai.

Mësohet se të paktën 321 tanke janë konfirmuar deri më tani për forcat e armatosura të Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

LEXO EDHE:

Back to top button