Në ditën e Goce Dellçevit, Institucionet premtojnë ruajtje të identitetit dhe prezantim dinjitoz të vendit jashtë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski tha se debati për historinë duhet të bëhet nga historianët, ndërsa politika duhet ta mbrojë atë që është me rëndësi thelbësore si identiteti dhe gjuha. Në tribunën kushtuar ditës së “Goce Dellçevit”, Mucunski theksoi se rajoni e ndan një histori të përbashkët por dallimi kyç janë memoriet dhe këndvështrimet e ndryshme të popujve që jetojnë në këtë rajon.

“ Ne si rajon e ndajmë njëfarë historie të përbashkët, por ku është dallimi kyç, ne kemi memorie të ndryshme dhe këndvështrime të ndryshme për çfarë ka ndodhur në këto territore. Dhe me siguri kjo është e pranueshme në shekullin 21, të mendojmë ndryshe, por çfarë është shumë me rëndësi, ta respektojmë të drejtën e atij që i sheh punët. Këtu është rreziku prej asaj se çfarë kanë për qëllim disa struktura të jashtme të fusin në shtetin tonë ose të tregojnë se si duhet të sheh drejt memories nacionale dhe si e transmeton historinë e saj”, tha ministri Timço Mucunski.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska foli për tentimet politike që u bënë në të kaluarën që përmes integrimit të lëndëve me rëndësi kombëtare të shmangen faktet historike që sipas saj u pengonin të tjerëve. Ajo paralajmëroi libër të ri të historisë për klasat e nënta.

“Puna e parë që bëra, kur e mora detyrën e ministres së Arsimit dhe Shkencës, ishte së bashku me ekipin profesional ta tërheq konceptin ku është bërë integrimi i lëndëve kombëtare, për shembull historia me gjeografinë. Supozoj dhe thellë jam e bindur për shkak të disa momenteve politike, dhe të shmangen fakte historike që dikujt i pengojnë e që në fakt e ndërtojnë identitetin tonë nacional. Prandaj i  ndamë lëndët, gjegjësisht lëndën e historisë si lëndë të veçantë dhe bëmë libra të rinj, një pjesë për klasën e 6,7,8 dhe vitin e ardhshëm do të bëjmë libër të ri për klasën e nëntë”– deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Ministri i Kulturës Zoran Lutkov, dhe Ministrat Mucunski e Janevska folën për angazhimin e qeverisë dhe dikastereve që i drejtojnë për ruajtjen e identitetit, vlerave dhe gjuhës si dhe prezantim me dinjitet të vendit jashtë kufijve.

LEXO EDHE:

Back to top button