Mickoski: Nuk ka prapavijë politike në procedurat për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerëson si ligjore procedurën për grumbullimin e provave dhe dokumenteve që i referohen kërkesës për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Sipas tij, asgjë nuk ka me parapavijë politike, por vetëm procedurë që zbatohet për gjithë secilin që duhet të dalë para ligjit.

“Ne si Qeveri kujdesemi për sundimin e ligjit dhe kjo kështu do të mbetet. Ka procedurë juridike dhe kuptohet se ato procedura do të zbatohen. Qeveria nuk ka principe të dyfishta dhe çdokush që beson në sundimin e ligjit do ta mbështesë këtë sjellje të Qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Nga LSDM i bëjnë thirrje Qeverisë që sapo të formohet Qeveria në Hungari, të dërgojnë kërkesë për ekstradimin e Gruevskit.

“Unë pres që si çdo shtet serioz e që për fat të keq një qeveri e tillë nuk mund të jetë serioze dhe të udhëheqë shtet serioz, të veprojë si duhet, të kërkojë ekstradim veçanërisht pas paralajmërimit të kryeministrit të ri të Hungarisë se nuk do të kujdesen për kriminelë dhe të arratisur, shembull për atë se si kthehet demokracia në vend. Këtë duhet ta bëjë Qeveria”,tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.

Çështja e ekstradimit të Gruevskit u aktualizua pas ndryshimit të pushtetit në Hungari, kur miku i Gruevskit, Viktor Orban ra nga pushteti pas 16 viteve. Kryeministri i ri, Peter Magjar në deklarimin e tij të parë tha se Budapesti do t’i ekstradon kriminelët rajonal që janë strehuar dhe i është dhënë azil nga pushteti i Orbanit. Derisa Gruevski ka në fuqi azilin, ekstradimi i tij nuk mund të ndodhë. Nëse autoritetet hungareze ia shfuqizojnë mburojën civile-ligjore, Shkupi mund të kërkon ekstradimin e Gruevskit në procedurë të rregullt./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button