Në Gjermani ka hyrë në fuqi ligji për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e kanabisit
Në Gjermani ka hyrë në fuqi ligji për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e kanabisit
Sa marijuanë mund të kenë në gjak shoferët gjermanë? Pas legalizimit të kanabisit në fillim të këtij viti, tashmë ka hyrë në fuqi ligji për kufijtë e substancave dehëse në trafik , pasi është nënshkruar nga presidenti Frank-Walter Steinmeier , raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Ligji vendosi një kufi prej 3.5 nanogramë për mililitër gjak për përbërësin aktiv dehës në kanabis, THC – i ngjashëm me kufirin prej 0.5 ppm për alkoolin. Për shoferët fillestarë dhe ata që pinë alkool dhe “fryjnë” në të njëjtën kohë, rregullat janë më të rrepta.
Kushdo që drejton me dashje ose pakujdesi me 3,5 nanogram THC ose më shumë, mund të presë një gjobë prej 500 € dhe një muaj ndalim drejtimi.
Shoferi që kapet nga policia në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e kanabisit, si rregull do të duhet të paguajë 1000 euro.
Personat me patentë shoferi provues dyvjeçar dhe ata më të rinj se 21 vjeç nuk mund të konsumojnë fare marijuanë apo alkool. Gjoba është 250 euro.