Në Haraçinë ka filluar restaurimi i rrjetit elektrik

Gazetar: Ile Petrevski

Sipas informacioneve që morëm nga terreni, tani e tutje orëmatësit e energjisë elektrike të shtëpive do të vendosen jashtë, përballë shtëpive me qëllim të kontrollit të shpenzimit të energjisë elektrike.

“Arsyet më të shpeshta të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të banorëve të Haraçinës janë lidhjet jolegale në rrjetin e EVN-së. Sipas informatave, sot nisë një proces që do të ndryshojë apo rikonstruktojë të gjithë sistemin e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë. I gjithë procesi do të zgjasë një vit”.

Përllogaritjet e EVN-së janë se dëmi që e kanë shkaktuar banorët e Haraçinës është 6 milionë euro në nivel vjetor. Lidhjet ilegale, përveç që ndikojnë negativisht në rrjet, gjithashtu sjellin defekte të mëdha, për të cilat nevojitet kohë që të riparohen.

“Në fazën e parë bëhet kontrolli i rrjetit, ku vijon riparimi për përmirësimin e furnizimit dhe mënjanimin e defekteve që është si pasojë e lidhjeve ilegale në rrjet”, deklaroi Vjosa Selimi- zëdhënëse e EVN-së

Nga EVN Houm shprehen se rajonet që nuk paguajnë janë Haraçina, Gërçeci, Saraji, Krushopeku, Hasanbegu, Serova dhe Studeniçani. Megjithatë, problem paraqet edhe vjedhja e rrymës. Këto humbje më pas i paguajnë të gjithë qytetarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button