Në Japoni do të përballeni me burg nëse fyeni dikë në rrjetet sociale

Në Japoni do të përballeni me burg nëse fyeni dikë në rrjetet sociale

Parlamenti japonez miratoi të hënën legjislacionin që i bënë “fyerjet në internet” të dënueshme me burgim, mes shqetësimeve në rritje mbi bullizmin kibernetik i shkaktuar nga vetëvrasja e një ylli televiziv që u përball me abuzim në rrjetet sociale.

Sipas amendamentit të kodit penal të vendit, që do të hyjë në fuqi më vonë këtë verë, personat e dënuar për fyerje në internet mund të burgosen deri në një vit ose të gjobiten me rreth 2,100 euro.

Është një rritje e konsiderueshme nga dënimet ekzistuese të paraburgimit për më pak se 30 ditë dhe një gjobë deri në 71 euro.

Projektligji rezultoi kontrovers në vend, derisa kundërshtarët që argumentuan se mund të pengonte fjalën e lirë dhe kritikat ndaj atyre në pushtet. Megjithatë, mbështetësit thanë se legjislacioni më i ashpër ishte i nevojshëm për të luftuar ngacmimin kibernetik dhe ngacmimin në internet.

Vendimi u miratua vetëm pasi u shtua një dispozitë, duke urdhëruar që ligji të rishqyrtohej tre vjet pasi të hynte në fuqi për të vlerësuar ndikimin e tij në lirinë e shprehjes.

Sipas kodit penal të Japonisë, fyerjet përkufizohen si nënçmim publik i pozitës shoqërore të dikujt pa iu referuar fakteve specifike rreth tyre ose një veprimi specifik, sipas një zëdhënësi nga Ministria e Drejtësisë. Krimi është i ndryshëm nga shpifja, i përcaktuar si nënçmim publik i dikujt duke treguar fakte specifike.

LEXO EDHE:

Back to top button