Në kamionin që vinte nga Shqipëria, autoritetet turke gjejnë 122 kg drogë

Në kamionin që vinte nga Shqipëria, autoritetet turke gjejnë 122 kg drogë

Një sasi prej 122 kilogramëve drogë është kapur të enjten në Turqi, e fshehur nën dyshemenë e një kamioni që udhëtonte nga Shqipëria.

Autoritetet policore morën informacione se një kamion që vinte nga Shqipëria, po transportonte sasi të madhe të drogës.

Nën dyshemenë e kamionit, i cili u ndalua në Tekirdag, u gjetën 122 kilogramë narkotikë, raporton miliyet.

“Ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën hetimin duke kryer një operacion. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 122 kilogramë drogë, të fshehura në dyshemenë e kamionit. Është ndaluar drejtuesi i kamionit”, njoftoi policia turke.

Ndërkohë, mediumi turk ka njoftuar se drejtuesi i kamionit, shqiptari Fatmir Ferko, tashmë është dërguar në burg.

Ndryshe, Turqia kohët e fundit ka qenë një vend transit i drogës, ku janë kapur sasi të mëdha të drogës.

LEXO EDHE:

Back to top button