3 vjet më parë në Cluj, qyteti i dytë më i madh në Rumani, u instalua stacioni i parë i autobusëve inteligjent që ofron bileta falas.
Kërkesa e vetme është të bëni 20 squats në 2 minuta. Në këmbim të 20 gjunjëzimeve, pasagjerët marrin një biletë me një drejtim që është rreth 50 cent.
Stacioni u bë shpejt një hit i popullatës vendase, por edhe një lloj atraksioni turistik.
“Nuk do të paguaj më kurrë për një biletë”
Është një projekt i Festivalit Sportiv që është mbështetur financiarisht nga bashkia e qytetit dhe biletat pa pagesë ishin në dispozicion për një periudhë 2 javore. Projekti u rinovua pas 3 vitesh, ndaj banorët e Kluzhit dhe turistët sërish “u futën në aksion” dhe filluan të gjunjëzohen për biletat falas.
“Nuk do të paguaja kurrë më një biletë”, “Ide e mrekullueshme, kjo duhet instaluar në çdo qytet”, “Brilliant”, “Një mënyrë e shkëlqyer për të promovuar një jetë të shëndetshme”, janë disa nga komentet për këtë projekt.








