Në Klinikat Infektive në Shkup kurohen 289 pacientë nga Kovid-19

Në 24 orët e fundit në Qendrat Kovid në Shkup janë hospitalizuar 26 pacientë të ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 289 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët fundit në Klinikat interne ka pasur 11 pranime të reja. Në Kovid Qendrën në 8 Shtatori janë pranuar 10 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive, 5 pacientë. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nga spitali janë liruar 22 pacientë të shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button