Në Kodrën e Diellit filloi projekti i ndërtimit të rrugës së villave
Në Kodrën e Diellit filloi projekti i ndërtimit të rrugës së villave
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Pas kërkesave të shumta të banorëve të Lagjes së Vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit për të riparuar rrugën, më në fund projekti ka filluar.Përveç rinovimit të rrugës së vilave, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka paralajmëruar edhe ndërtimin e qarkores së fshatit Lisec, projekt ky që do lehtësojë lëvizjen gjatë dimrit, shkruan Alsat.mk
“Ne ftojmë edhe institucionet e pushtetit qendror që edhe ata të bëjnë kujdes dhe të tregojnë interesim më të madh për këtë qendër turistike ku kemi përgjegjësi të ndara, që edhe pjesët e paralajmëruara e të mbuluara nga Qeveria ti bëjnë, sepse me pjesën e terreneve të skijimit menaxhon ndërmarrja Elem Turs”, deklaori Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
Përveç rrugës, problem shtesë në Kodrën e Diellit është edhe mungesa e parkingjeve por dhe ndërtimeve pa leje. Drejtuesi i inspektoratit komunal ka paralajmëruar kontrolle të shtuara.
“Aq sa kemi problem me disa qytetarë të pandërgjegjshëm, që ndërtojnë pa leje, po aq dhe më shumë, kemi probleme me institucionet që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Rasti konkret është me ndërmarrjen publike për kullotat, që japin leje për stane e të cilat pastaj nga ana e qytetarëve ndërtohen vikend shtëpiza”, tha Sedat Sulejmani, Shef i inspektoratit komunal Tetovë.
Përveç problemeve infrastrukturore, vizitorët e Kodrës së Diellit shpesh përballen edhe me ujërat e zeza, të cilat vazhdimisht përfundojnë në rrugë. /Alsat.mk.