Gazetar: Avni Tahiri
“Me quajnë Sevasti Qiriazi, jam bijë e këtij trualli, e lindur mes fjalëve shqipe që përpiqeshin të mbijetojnë në errësirën e harresës”.
Si në këtë recitim të Ambresa Useinit, edhe sot nxënësit shqiptarë të Manastirit përpiqen të ruajnë fjalën shqipe, të mbrojnë identitetin dhe trashëgiminë e tyre gjuhësore. Në klasën e Ambresës janë vetëm 7 nxënës. Nxënësit dhe mësimdhënësit i takuam duke bërë përgatitjet për shfaqen para prindërve dhe mësuesve të tyre në Ditën e Alfabetit.
“Edhe pse numri i nxënësve gjithnjë shkon në ulje, 177 nxënësit shqiptar në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Manastir, me fanatizëm vazhdojnë të ruajnë 36 shkronjat e gjuhës shqipe”raporton Avni Tahiri – Gazetar.
Edhe në klasën tjetër të mësueses Jeta Selimi, kanë mbetur tetë nxënës. Të gjithë i takuam teksa bënin përgatitjet për të festuar.
Anketë me disa nxënës
“Kemi përgatitur një grup me shkronjat. Që do i recitoni ditën e alfabetit. Po. Tjetër? Kemi edhe këngë dhe valle për 22 nëntorin dhe aq”.
” Për 22 nëntorin kemi përgatitur vjersha dhe valle. (0:50 – 0:55) “Cilën lende e do më së shumti? Gjuhën Shqipe.”
Numri i nxënësve shkon çdo vit në rënie ndërsa përveç mërgimit që ka zbrazur shkollën e vetme shqipe në Manastir, një fenomen tjetër që është paraqitur së fundmi është ai që nxënësit shqiptar regjistrohen edhe në shkollat fillore në gjuhë maqedonase. Mësuesja Selimi, apelon që në të ardhmen, nxënësit shqiptar të regjistrohen në shkollën e vetme shqipe në Manastir që të mund të mbijetojnë paralelet.
”Tani përgatitemi për festat e nëntorit ndërsa sfide është që pakësohet numri i nxënësve dhe këtë e kemi si problem. Jemi pakicë këtu në Manastir siç edhe e dini dhe e kemi si obligim që të mbajmë shkollën tonë shqipe dhe duhet që sa më shumë të regjistrohen në shkollën shqipe e jo në shkollat tjera në gjuhen maqedonase, sepse kështu mbahet një komb, të dinë të flasin gjuhen e tyre, të mos e harrojnë dhe prandaj edhe ekziston kjo shkollë, “Goce Dellçev”, është shkollë e vetme në Manastir dhe në fshatra që ka e që mësojnë shqip”, tha Jeta Selimi Fejzullai – Mësuese.
Në të vetmen shkollë në gjuhen shqipe në Manastir, mësojnë gjithsejtë 177 nxënës shqiptarë nga klasa e parë deri në të nëntën. Përveç uljes së vazhdueshme të numrit të nxënësve, problem shtesë mbetet edhe mungesa e kuadrit shqiptar, që detyron nxënësit shqiptar që disa lëndë t’i ndjekin në gjuhen maqedonase. Për festen e 22 nëntorit, nxënësit shqiptar të Manastirit, uruan të parët ditën e alfabetit shqip.
”Përshëndetje nga Manastiri, të ruajmë gjuhen tonë të bukur shqipe. Urime dita e alfabetit.”/Alsat.mk








