Në mes të pandemisë, prenotimet turistike për jashtë shtetit janë të stërmbushura

Agjencitë turistike në vend me të madhe ofrojnë Zanzibarin dhe destinacionet e tjera ekzotike si Maldivet, Karaibet ose Meksikën. Disa nga turnetë janë aq të mbushura saqë vendet e lira mund të numërohen në gishta. Çmimet variojnë rreth një mijë euro për person përfshirë edhe transportin. Por, pas njoftimeve nga Ministria e Shëndetësisë se Komisioni për Sëmundjet Infektive do të propozojë karantinë të detyrueshme 14 ditore për të gjithë personat që vijnë nga Afrika, lind pyetja se si do të organizohen disa nga këto turne?

“Secili mban përgjegjësinë e vet në këtë rast. Së pari agjencia turistike duhet të mbajë llogari se ku i dërgon turistët, dhe gjithashtu turistët para se t’i bëjnë prenotimet turistike, të gjithë elementët e përmbajtjes së udhëtimit dhe kushtet duhet t’i kenë parasysh.”

 “Agjencitë e udhëtimit duhet të kompensojnë humbjen që pësuan vitin e kaluar dhe ato humbje ende vazhdojnë. Ata gjejnë vende ku masat janë pak më të lirshme ose aspak nuk ekzistojnë, me qëllim për ta mbajtur biznesin e turizmit.”

Alarmi për rrezikun e futjes së disa prej varianteve të reja të koronavirusit në vend është aktivizuar këto ditë për shkak të mutacionit më agresiv të koronavirusit nga rajoni i Afrikës së Jugut. Gjegjësisht, një çift nga Manastiri u kthye nga një udhëtim në ishullin Zanzibar me Covid-19 të konfirmuar. Burri është biznesmen, ndërsa gruaja e tij është infermiere në spitalin e Manastirit. Kjo në mënyrë plotësuese e rëndoi të gjithë rastin sepse në nëntor të vitit të kaluar Qeveria solli ndalesë të përdorimit të pushimit vjetor, pushimit me pagesë dhe pa pagesë për të gjithë punonjësit në sektorin e shëndetësisë.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button