Rikonstruktohet vrasja e maturantit Petkovski, i akuzuar është Naser Eshtrefi

Rekonstruksion i vrasjes së maturantit Angell Petkovski. Shtatë vjet pas ngjarjes, u bë përmbledhja e rastit të 19 majit të vitit 2014 në lagjen Gjorçe Petrov. Para publikut dhe prindërve të djalit të vrarë u inskenuan dy versione- ai i prokurorisë dhe i akuzuarit Naser Eshtrefi.

Kthimin nga shëtitorja e Vardarit para Spitalit të syve, babai i Angellit i cili atë ditë ishte dëshmitar i vrasjes së djalit të tij, e përjetoi me dhimbje. Edhe pse ishte e vështirë për ta shikuar rekonstruksionin, shprehet se mblodhi forca për të dëshmuar se si Angelli u vra pasi i akuzuari Eshtrefi, sipas tij, ka dhënë versione të rreme të ngjarjes.

Këtu e humba birin. Te këto shkallët këtu u rrëzua dhe e mbajta në duar deri lart. Mendova që është në komë. Humbja për mua është e madhe. Edhe nëse botën do të ma jepnin, nuk vlen sa Angelli – tha Sasho Petkovski, babai i Angellit.

Mbrojtja gjatë gjykimit paraprak pohonte se Eshtrefi është sulmuar nga Angelli dhe babai i tij dhe se bëhet fjalë për mbrojtje të domosdoshme.

Duam të theksojmë se u panë dy versione, versioni i mbrojtjes dhe i palës së dëmtuar gjegjësisht familjes së të ndjerit. Gjykata duhet të vendosë cili version do të jetë më i besueshëm – tha Ivanka Jakimovska, avokate.

Vrasjes së Angellit i parapriu vjedhja e biçikletës nga shtëpia e familjes Petkovski. Angelli dhe babai i tij ia prenë rrugën të akuzuarit në shëtitoren e Vardarit para Spitalit të syve, ku Angelli kishte njohur të dyshuarin. Më pas ndodhi vrasja ku Angelli u ther me thikë. Eshtrefi u dënua me 14 vjet burg. Vendimi e vërtetoi Gjykata e Apelit, por Gjykata supreme e ktheu rastin në rigjykim vitin e kaluar për shkak të mungesave në procedurën e provave. Pas vrasjes së Angellit më 19 maj të vitit 2014, shpërthyen protestat në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button