Në Poloni po kontrollojnë gjendjen e strehimoreve: “Po përgatitemi për skenarin më të keq”

Shërbimet zjarrfikëse polake po kontrollojnë gjendjen e strehimoreve nëntokësore në vend dhe po përpilojnë inventarin, tha sot zëvendësministri i Brendshëm Maciej Wasik ndërsa pushtimi rus i Ukrainës fqinje vazhdon.

Edhe pse Polonia, si anëtare e NATO-s, i ka siguruar qytetarët e saj se vendi i saj në aleancë u garanton atyre sigurinë nga një sulm rus, ngjarjet në Ukrainën fqinje kanë sjellë në fokus nevojën për gatishmëri në rast të një sulmi raketor.

“Ne kemi 62 mijë objekte të tilla në vend”, tha zëvendësministri i Brendshëm Vasik për televizionin privat “Polsat News”.

Polonia nuk është në rrezik, por po përgatitet për skenarin më të keq.

“Zjarrfikësit kontrollojnë gjendjen e strehimoreve të tilla, nëse janë të pajisura mirë dhe nëse mund të përdoren fare. Nëse nuk janë, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’i rregulluar ato.”

 

Vasik shtoi se Polonia nuk është në rrezik, por se po përgatitet për skenarin më të keq. “Këto janë aktivitete rutinë,” tha ai. “Ky aksion ishte i planifikuar”.

Procesi i kontrollit të strehimoreve do të zgjasë dy muaj.

 

LEXO EDHE:

Back to top button