Në prag të zgjedhjeve, BE-ja pretendon se Rusia po përhap dezinformata

Në prag të zgjedhjeve, BE-ja pretendon se Rusia po përhap dezinformata

Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian nga 6 deri më 9 qershor. Ato thonë se veprimet e Moskës dhe të personazheve pro Kremlinit janë pjesë e një fushate më të gjerë ndërhyrjesh, të krijuar për t’i diskredituar qeveritë evropiane dhe për ta destabilizuar BE-në.

Sipas tyre, dezinformimi dhe manipulimi i të vërtetës bëhet duke filluar nga përforcimi i teorive ekzistuese të konspiracionit deri te publikimi i videove të falsifikuara dhe gënjeshtrave në faqet e rreme të krijuara për t’u dukur identike me faqet e vërteta.

Faqet e shënjestruara përfshijnë gazetat e përditshme Le Figaro dhe Die Uelt, si dhe ato të Ministrisë së Jashtme franceze dhe Ministrisë së Brendshme gjermane. Nga ana tjetër, shtetet pjesë e BE-së thonë se zyrtarë rus kanë paguar për të promovuar propagandë ruse në Evropë.

Moska i hedh poshtë akuzat. Ajo thotë se Perëndimi është i përfshirë në një luftë informacioni, që përfshin pretendime të rreme, të krijuara për ta shkatërruar reputacionin e Rusisë dhe për ta paraqitur atë si armike.

LEXO EDHE:

Back to top button