Në rrjetet sociale është publikuar video e rrëzimit të avionit luftarak amerikan në transportuesin “USS Carl Vinson”

Bëhet fjalë për aeroplanin luftarak “F-35C”, i cili u rrëzua në aeroplanmbajtësen “USS Carl Vinson” pas stërvitjeve gjatë tentativës për ulje dhe më pas u rrëzua në Detin e Kinës Jugore. Ndërkohë piloti arriti të tërhiqej dhe u shpëtua me helikopter. Ngjarja ndodhi më 24 janar dhe gjashtë marinarë u plagosën në kuvertën e transportuesit.

Një video e re nga transportuesi tregon F-35C duke iu afruar anijes, me zërin e një kontrolluesi fluturimi në sfond që i thotë pilotit të anulojë uljen. Megjithatë, avioni goditi kuvertën, rrëshqiti më tej dhe ra nga transportuesi në det. Gjithashtu, disa pjesë të avionit kanë rënë dhe në video shihet se avioni është në flakë.

Më herët është shfaqur një video ku shihet avioni duke notuar në sipërfaqen e detit para se të fundosej. Marina amerikane ka njoftuar më herët se do të përpiqet ta heqë avionin nga shtrati i detit, kryesisht për faktin se ai përmban teknologji sekrete.

LEXO EDHE:

Back to top button