Në Serbi arriti kontingjenti i parë me vaksina të “Fajzer”

Pjesa e parë e kontigjentit të vaksinave të kompanisë “Fajzer” mbërriti në aeroportin e Beogradit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në kontigjent ka 4.800 vaksina, ndërsa sipas paralajmërimeve paraprake, ata janë dedikuar fillimisht për shfrytëzuesit e shtëpive të pleqve.

Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore e Serbisë tashmë ka dhënë pëlqim për përdorimin dhe importin e vaksinave të “Fajzer”:
Sesioni i parë i punës i Ekipit koordinues kombëtar për imunizim kundër kovid-19 do të mbahet sot, në të cilin do të miratohet Plani operacional për përgatitjen dhe zbatimin e imunizimit të popullatës në Serbi.

Qeveria e Serbisë ka miratuar objektivat e përgjithshëm të planit të imunizimit, i cili parasheh aktivitete për arritjen e këtyre objektivave, të cilat përcaktohen në Planin e veprimit të përgatitur nga Instituti “Batut”.

Drejtori i Agjencisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore, Pavle Zeliq, tha dje se vaksina Fajzer është 95 për qind efektive, siç thuhet në dokumentacionin e saj.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button