Në SHBA dhe Itali arrestohen 16 mafiozë të familjes Gambino, udhëhiqeshin nga Joe Brooklyn

Në SHBA dhe Itali arrestohen 16 mafiozë të familjes Gambino, udhëhiqeshin nga Joe Brooklyn

Gjykatësit amerikanë kanë njoftuar se 16 persona që dyshohet se janë “bosët” dhe bashkëpunëtorët e familjes mafioze Gambino, janë arrestuar në SHBA dhe Itali.

Siç raporton BBC, ata akuzon për reketim, kërcënimin e dëshmitarëve, mashtrim dhe vepra tjera të rënda.

Thuhet se dhjetëra persona janë arrestuar në rajonin e New Yorkut, derisa gjashtë janë arrestuar nga policia italiane në Palermo dhe Sicili.

“Edhe një tjetër i dyshuar është në arrati”, ka njoftuar zyra e Sekretarit amerikan të Drejtësisë.

Në mesin e të arrestuarve është Joseph “Joe Brooklyn” Lani, njëri nga liderët apo “kapitenët” e familjes Gambino.

Aty janë edhe “ushtari” i organizatës mafioze Angelo “Fifi” Gradilone dhe Francesco Vikari i njohur si “axha Ciccio” si dhe bashkëpunëtori i mafisë nga Sicilia, dhe një tjetër që konsiderohet bashkëpunëtor i ngushtë i familjes Gambino.

Siç raporton BBC, familja Gambino është një nga pesë organizatat mafioze nga rajoni i New Yorkut që janë pjesë e Coza Nostra.

Të akuzuarit rrezikohen të dënohen nga 20 deri në 180 vite burgim, natyrisht nëse shpallen fajtor me vendim të plotfuqishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button