Në Shkup janë sanksionuar 197 shoferë, 93 për tejkalim shpejtësie

Në Shkup janë sanksionuar 197 shoferë, 93 për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në  komunikacion.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 masa, nga të cilat 93 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për rirregullim të paligjshëm të automjeteve.
Pesë masa janë shqiptuar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tre sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button