Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi shkarkimin e drejtorit, Miha Oxhaileski, dhe këshillit drejtues të muzet. Mickoski e konsideron videoklipin si diçka që nuk ishte dashur të ndodhë, ndërsa u kërkoi falje qytetarëve për atë që e cilësoi si lëshim.
“I kam ndjekur ato reagime. Vërtet, ajo që ka ndodhur atje është diçka që nuk është dashur të ndodhë. Do t’i kërkoj ministrit të Kulturës dhe Turizmit që të shkarkohet drejtori i atij institucioni, së bashku me Bordin Drejtues, pasi institucione të tilla nuk duhet të jepen me qira dhe të përdoren për qëllime të tilla. U kërkoj falje qytetarëve për këtë lëshim që është bërë dhe që ka ndodhur, dhe do të përpiqemi që në të ardhmen diçka e tillë të mos përsëritet. Kështu që, që sot do të kërkoj që të shkarkohen edhe anëtarët e Bordit Drejtues, edhe drejtori i atij institucioni kulturor“, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.








