" "
Qyteti i Shkupit realizoi aksion ekologjik, ku sipas vlerësimeve të autoriteteve të Qytetit, në të kanë marrë pjesë rreth 30 mijë qytetarët. Ndërkohë numri një i Qytetit Orce Gjorgjievski tha se derisa shërbimet komunale pastrojnë qindra metra kub mbeturina prej rrugëve, inspektorët dalin në terren dhe shqiptojnë dënime të reja për asgjësimin e pakujdesshëm të mbeturinave dhe mbeturinave të rënda. Gjorgjievski, thotë se gjatë periudhës së fundit janë shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 80 mijë eurosh për subjektet juridike që janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me mbeturinat, duke shtuar se për një luftë më efikase kundër dukurive të tilla është e nevojshme krijimi i një policie komunale./Alsat.mk.








