Janevska: Analizojmë rritjen e shujtës studentore nga 140 në 200 denarë

" "

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se po bëjnë analiza dhe llogaritje të reja financiare për të përmirësuar standardin e studentëve, pas pranimit të dy iniciativave nga organizatat studentore. Ditë më parë, studentët e gjashtë universiteteve shtetërore dhe private dorëzuan në Ministrinë e Arsimit kërkesë për rritjen e çmimit të shujtës studentore, nga 140 në 200 denarë. Sipas ministres Janevska, çdo ndryshim do të bëhet varësisht buxhetit shtetëror. Gjithashtu, Janevska kujtoi se prioritet kanë projektet për rindërtimin dhe rikonstruimin e konvikteve studentore, siç është edhe konvikti “Stiv Naumov” që sot u lëshua në përdorim.

“Ne po i analizojmë dhe po bëjmë llogaritjet, dhe unë shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje brenda mundësive tona buxhetore, e cila do t’u bëhet e ditur studentëve. Po ashtu, kam thënë disa herë se do të ketë prioritete, dhe ja, ky është një prioritet, jetesa e tyre dhe kushtet e tyre për mësim janë prioritet. Pas një muaji apo një muaji e gjysmë do të shihemi te konvikti “Kuzman”, dhe këto janë, siç e thashë, mjetet që po shpenzohen. Domethënë, në mjetet mësimore ku ata mësojnë dhe punojnë. Kështu që besoj se me kalimin e kohës do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre, e përsëris, brenda mundësive buxhetore”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button