Në Shqipëri, katër persona janë arrestuar nga policia pas protestës së zhvilluar të shtunën nga PD
Në Shqipëri, katër persona janë arrestuar nga policia pas protestës së zhvilluar të shtunën nga PD
Në Shqipëri, katër persona janë arrestuar nga policia pas protestës së zhvilluar të shtunën nga Partia Demokratike. Protesta u shoqërua me tensione dhe akte dhune në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestës, mbrëmjen e së shtunës janë shoqëruar në komisariat mbi 10 persona, ndërsa katër prej tyre tashmë janë vënë në pranga për veprime të kundërligjshme. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për deputetin e PD, Klevis Balliun.
Ai akuzohet për “Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave, të cilët ushtruan akte dhune dhe dogjën 32 kazanë mbeturinash në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se, gjatë protestës këta persona kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, si dhe kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Vilës 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin persona brenda, shtetas të huaj.








