Në Spitalin Klinik Axhibadem Sistina është hapur Qendra e parë për gjëndrën tiroide në vend
“Në një paradite, duke ardhur në orët e mëngjesit për t’u kontrolluar nga specialistë që merren me këtë problematikë, pacientët do të orientohen më tej drejt laboratorit ku kemi të gjitha analizat e mundshme për detektimin e sëmundjeve funksionale të gjëndrës tiroide, të realizohet një biopsi me gjilpërë të hollë dhe eventualisht skanim i gjëndrës tiroide. Pas marrjes së të gjitha rezultateve, diku rreth orës 14:00 ekipi do të mblidhet dhe do të marrë vendimin përfundimtar për trajtimin e pacientit”, deklaroi M-r dr. Biljana Cërcareva – Specialiste në mjekësi nukleare./Alsat.mk.








