Në vend të protokollit në kornizë negociuese do të ketë raporte vjetore

Në vend të protokollit në kornizë negociuese do të ketë raporte vjetore

Gazetar: Luka Andreev

Mungesa e Protokollit dypalësh në kornizën negociuese është ndryshimi më i madh në propozimin zyrtar francez, ndryshe nga draft versioni që u paraqit më herët në opinion. Në vend të Protokollit me Bullgarinë, tani në kornizë përfshihen raporte vjetore të zbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Sipas autoriteteve në vend, fakti që Protokolli dypalësh nuk është në kuadër të negociatave do të thotë se çështjet historike nuk do të rëndojnë procesin e negociatave.

“Sigurisht, çdo shtet anëtar i BE-së, në çdo moment të procesit nëse vendos, mund të bllokojë. Kjo është parë me shumë vendeve të tjera më herët, por ne kemi garanci, kemi shkruar në letër, të gjitha hapat e ardhshëm dhe të gjitha formatet dhe mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo është garancia jonë që asnjë vend në kokë të vet, në këtë rast edhe Bullgaria, nuk do të jetë në gjendje të thirret në veto nëse ne përmbushim obligimet tona dhe negociojmë siç përcaktohet në kornizën negociuese”, tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Sipas shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, ky Protokoll në të cilin kanë punuar dy Ministritë e Punëve të Jashtme, mund të nënshkruhet nëse miratohet edhe korniza negociuese.

“Nëse Qeveria merr vendim pas procesit të konsultimit që e miraton pakon, atëherë unë mund të organizoj menjëherë një mbledhje të komisionit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë dhe ta nënshkruajmë protokollin. Mendoj se kjo do të përkojë në kohë me të njëjtën ditë kur Këshilli i BE-së do të miratojë kornizën negociuese dhe gjithë këtë propozim francez”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Sa i përket çështjes së gjuhës, Osmani tha se për gjuhën maqedonase ka një formulim të qartë, pa sqarime shtesë. Pala bullgare mund të shprehë qëndrimin e saj për gjuhën, por ajo deklaratë e njëanshme e Sofjes do të jetë në procesverbalin e takimit në Bruksel, por jo edhe në kornizën negociuese.

Në lidhje me ndikimin e ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve ndaj procesit të bisedimeve, Osmani tha se menjëherë mund të thirret një Konferencë Ndërqeveritare dhe të fillojë skriningu, ndërsa Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e hapjes së negociatave, do të zhvillohet sapo Shkupi të njoftojë se ka përfunduar procesin e ndryshimeve kushtetuese./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button